Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Durrës, policia jep detajet

schedule08:54 - 23 Shkurt, 2021

schedule 08:54 - 23 Shkurt, 2021

Katër qytetarë në Durrës janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia në Durrës ka ndaluar një 30-vjeçar me inicialet G. Ç., i cili ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mbajte armësh pa leje.

Në flagrancë u arrestua 38-vjeçari me iniciale K. SH., banues në Tiranë, pasi u kap në Kruje duke drejtuar mjetin. Po ashtu, u arrestua edhe një 57 vjeçar, banues në Durrës, u rrëzua dhe u dëmtua lehtë ndërsa lëvizte një motor pa leje drejtimi.

Ndërsa, për mosrespektim të masave anti-covid është gjobitur me një milionë lekë gjobë pronari i një subjekti lagjen nr. 3, Durrës.  Xh. T., pasi u kap nga policia duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje. sb/abcnews.al/