Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre të arrestuar pas shpërthimit të një bombe në një makinë në Liverpool

schedule08:20 - 15 Nëntor, 2021

schedule 08:20 - 15 Nëntor, 2021

Zyrtarët e antiterrorizmit kanë arrestuar tre të dyshuar pas një shpërthimi me bombë në një makinë jashtë Spitalit Gjinekologjik të Liverpulit që la të vdekur një person dhe plagosi një tjetër, tha policia.

Sipas policisë, një burrë është deklaruar i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit, po ashtu mashkull ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme. Tre burra – 29, 26 dhe 21 vjeç  u arrestuan në zonën e Kensington  dhe u arrestuan sipas Aktit të Terrorizmit, tha policia në një deklaratë.

Policia beson se makina e përfshirë në incident ishte një taksi që parkoi përpara  spitalit pak para shpërthimit.

Policia tha se nuk bëhej fjalë për akt terrorist.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!