Tre sulmues mbajnë peng të ardhmen e Interit, Juventusit e Mançester Junajtidit

schedule13:40 - 28 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 28 Korrik, 2019

Kaos për transferimet e sulmuesve në Itali dhe Angli. Interi dhe Juventusi ende të paqartë për yjet që do të marrin.

Përgatitjet vazhdojnë, por trajnerët nuk janë aspak të qetë. Edhe pse Interi, Juventusi e Mançester Junajtidi po luajnë miqësoret e verës, dhe po përcaktojnë skemat me të cilat do të luajnë sezonin, shumëçka mund të ndryshojë.

Trajneri zikaltër, Antonio Konte, po e sheh të vështirë të realizohet dëshira e tij për të marrë Romelu Lukakun, pasi klubi vështirë se mund të shpenzojë 85 apo 90 milionë euro për kartonin e belgut, pavarësisht dëshirës së teknikut.

Me shpejtësi, Konte dhe drejtori sportiv Marota po kthehen tek objektivi tjetër, Edin Xheko.

Kartoni i sulmuesit të Romës nuk shkon më shumë se 20 milionë euro, ndërsa përvoja e tij I bën punë trajnerit interist.

Kryeqytetasit nuk kanë dëshirë të mbeten pa sulmuesin boshnjak, por Xhekos I përfundon kontrata në 2020, pra është thuajse e pamundur që të mbahet.

Konte po mendon edhe për një alternativë tjetër, dhe ky është Edinson Kavani i Paris SG.

Francezët duan 50 milionë euro për kartonin e uruguajanit, dhe Interi duhet të zgjedhë.

Përsa i përket Lukakut, për momentin duket se avantazhin e ka Juventusit.

Kampionët e Italisë kanë ofruar Paulo Dibalën si shkëmbim, ndërsa dy lojtarët kanë vlerë kartoni të përafërt.

Vështirësia kryesore për marrëveshjen është kërkesa e Dibalës për rrogën, që arrin në 9 deri në 10 milionë euro në sezon.

Interi, ndërkaq, ka edhe problemin tjetër që duhet Mauro Ikardi.

Sulmuesi duhet larguar me patjetër, veçse jo kushdo mund ta përballojë, apo ta dëshirojë, dhe një nga destinacionet e mundshme është Juventusi.

Nëse juventinët marrin Lukakun, atëherë Ikardi nuk u hyn në punë, dhe Kontes mund t’i mbetet në skuadër një lojtar problematik. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!