Tre shqiptarët e vrarë në Greqi, mediat: Ishin arrestuar një muaj më parë për trafik droge

schedule21:02 - 3 Korrik, 2022

schedule 21:02 - 3 Korrik, 2022

Mediat greke kanë sjellë të tjera detaje sa i përket ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë në Athinë.

Sipas mediave greke “protagonistët” e masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe që rezultoi me vdekjen e shqiptarëve, ishin eksponentë të njohur nga ana e policisë, pasi për herë të  fundit që u gjetën në pranga ishte vetëm një muaj më parë!

Sipas informacioneve të newsit.gr, më 1 qershor, pikërisht një muaj para masakrës, dy nga tre të vdekurit, konkretisht 48-vjeçari Andon Tefi i armatosur dhe 46-vjeçari Armando Lamaj me të cilin ishte bërë takimi në Patisia, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Athinë, për një çështje droge.

Akuza ishte për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, ku i pari Lamaj akuzohej edhe për shkelje të ligjit të armëve!

Trafikut të drogës

Ata akuzoheshin se së bashku me një person të tretë trafikonin drogë dhe konkretisht sasi kokaine të cilën e shisni për 60 euro gramin.

Në fakt arrestimi i tyre kishte ndodhur gjatë një shit-blerjeje të tillë…

Në kontrollin e ambientit ku punonteTefii, u gjet në një sirtar një pako me kokainë dhe në një makinë të braktisur tre pako të tjera.

Në shtëpinë e tij policia ka gjetur një shufër metalike ndërsa në posedim kishte më shumë se 6000 euro!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!