Tre shqiptarët e arratisur nga burgu, rikthehen në qeli, në kërkim 42 vjeçari i dënuar përjetë

schedule11:03 - 9 Shkurt, 2022

schedule 11:03 - 9 Shkurt, 2022

Tre shqiptarët që u arratisën nga burgu grek një ditë më parë kanë marrë sërish vendimin e për dënimin e tyre. Mediat greke bëjnë me dije se gjykata e Chanias ka dënuar me 42 muaj burgim 29-vjeçarin Mateo Barjami nga Mollasi i Kolonjës dhe me nga 34 muaj burgim Bledar Frrokun, 34 vjeç nga Shënkolli, Lezhë dhe Ardian Metën, 32 vjeç nga Grabjani, Divjakë.

Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim 43-vjeçari Olis Prifti, lindur në Lushnje e banues në Dropull, Gjirokastër, ku bashkë me të ndodhet në arrati edhe një shtetas pakistanez i dënuar për vrasje.

Shqiptari që vijon të jetë në arrati 42 vjeçari, Olis Prifti është i dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.

Në dëshmitë e tyre të arratisurit kanë theksuar se ato kanë marrë një sufër metalike dhe dy vida të cilat i hoqën me ndihmën e një gozhdëprerëse nga një llambë dhe bënë një dosje të improvizuar dhe me të arritën të përkulnin kangjellat e dritares së tualetit, të dilnin brenda një korridori dhe më pas në garazhin e bodrumit të Komisariatit të Policisë.

Më pas ato janë hedhur nga gardhi për të dalë në rrugën kryesore pa u parë dhe më pas vodhën dy makina për të mbërritur në Heraklion, ku u arrestuan në qendër të qytetit, ndërsa sipas tyre dy të dënuarit e tjerë që janë në arrati dyshohet se kanë qëndruar në Chania.

Ndërkohë kujtojmë se katër shqiptaret e dhe pakistanezi u arratisen të hënën në orët e para të mëngjesit nga paraburgimi i Hanias ku ndodheshin në pritje të transferimit për në një burg rural të po të njëjtit qytet.

Sipas mediave greke Mateo Barjami është i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj për “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet për “grabitje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!