Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, brenda një dite për akuza të ndryshme. Njëri prej tyre u plagos teksa përpiqej të grabiste në një qendër tregtare, një i dytë u ndalua me kokainë, ndërsa i treti rezultonte i shpallur në kërkim.
Në fillim u ngjit dhe më pas ra. Duhej të kishte qenë grabitja e duhur por për hajdutin shqiptar 38 vjecar, i cili u përpoq të grabiste në një qendër tregtare duke u future nga dritarja, cdo gjë përfundoi keq. Mesnatën e të hënës ai u përpoq të përdorte skelën për pastrimin e dritareve, që të futej Brenda qendrës. Por pas një lëvizjeje të gabuar ai humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, duke bërë më të lehtë arrestimin e tij.
Ndërkohë agjentët e policisë në Xhenova arrestuan një 30 vjeçar shqiptar, pa leje qëndrimi, pasi iu gjet një sasi prej 500 gramësh kokainë. Ai u vu re nga patrulla e policisë pasi bënte lëvizje të çuditshme me motorin e tij, dhe agjentët venmdosën ta kontrollojnë. Pasi pa agjentët ai u përpoq të largohej dhe të hidhte sasinë e drogës, e cila u mor nga policia. Përveç drogës atij iu sekuestruan dhe 3400 euro.
Pasi arriti të shpëtojë nga ndjekja e parë, një 41 vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Për herë të parë ai ishte ndaluar në periferi të Romës me një automjet me targa jo italiane, por kishte arritur të largohej duke lënë automjetin dhe duke vrapuar në këmbë. Ai akuzohet për trafik droge. /ABC News Albania 24/7