Përkundër faktit se sëmundjet kardiovaskulare janë shumë të zakonshme, shpesh është e vështirë të dallohen simptomat paralajmëruese të lidhura me to, të cilat duken të pafajshme.
Shkencëtarët madje raportojnë se ka disa shenja paradoksale që mund të zbulojnë probleme me zemrën.
Shikoni tre prej tyre…
- Era e keqe e gojës
Sipas një studimi, sëmundjet periodontale, simptoma e të cilave është era e keqe e gojës, nxisin shfaqjen e inflamacionit. Inflamacioni nga ana tjetër kontribuon në goditje në tru dhe sëmundje të zemrës.
- Rrudha në llapat e veshit
Palosjet diagonale në llapët e veshit mund të jenë një shenjë se zemra nuk po funksionon siç duhet, sugjeron një studim nga Universiteti i Pensilvanisë. Simptoma lidhet kryesisht me bllokimin e arterieve.
- Marramendje nga ndryshimi i pozicionit
Kjo është një simptomë karakteristike e hipotensionit ortostatik. Në shumicën e rasteve, shqetësimi zgjat disa sekonda, por nëse vazhdon për disa minuta mund të tregojë një shqetësim në qarkullimin e gjakut, sipas një studimi. Njerëzit që përjetojnë këtë lloj marramendjeje vlerësohet të kenë 54% më shumë gjasa për të zhvilluar më vonë dështimin e zemrës./abcnews.al