Rregullat e Feng Shui-t për dekorimin e shtëpisë dhe tërheqjen e energjisë pozitive në shtëpi janë bërë të njohura në të gjithë botën. Përveç këshillave se çfarë gjërash duhet të mbani në shtëpinë tuaj, si t’i rregulloni sendet, ka edhe këshilla që diktojnë se duhet të heqim qafe disa gjëra nga ambienti.
Enët të thyera
Enët e thyera sjellin energji të keqe për këdo që i përdor, sipas ekspertëve të Feng Shui. Përdorimi i enëve të thyera mund të ndikojë në karrierën ose financat.
Gazeta të vjetra
Hidheni gazetën në plehra sapo ta lexoni, këshillojnë ekspertët. Nëse mblidhni revista ose libra, ruajini në rafte, jo në dysheme ose në cep të dhomës. Të shpërndara nëpër hapësirë, këto sende do të sjellin energji të keqe.
Kavanoza bosh me oriz, kripë dhe sheqer
Të gjithëve na ndodh që furnizimet me ushqimet më të nevojshme të na mbarojnë, por ekspertët e Feng Shui-t thonë se nuk duhet t’i lini kurrë kavanozat në të cilat mbani orizin, kripën dhe sheqerin të jenë plotësisht bosh. Raftet me kavanoza bosh në kuzhinë ndikojnë në lumturinë dhe harmoninë në familje.
/abcnews.al