Tre raste të reja me Covid në Korçë, rritet numri i të infektuarve

schedule11:41 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:41 - 7 Korrik, 2020

Është rritur numri i të infektuarve në Korçë dhe në Pogradec. Në Korçë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3 raste të reja.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abc News se rastet e reja të konfirmuara këtë të martë në Korçë janë familjarë të rasteve të konfirmuara.

Gjithashtu rasti i konfirmuar pozitiv me koronavirus në Pogradec,është rast kontakti.

Ndërkohë mësohet se në Korçë qytetarët nuk i respektojnë masat mbojtëse ndaj koronavirusit. Në rrugë dhe në bizneset për rreth nuk respektohet distancomi social dhe nuk ka përdorim të maskave. /abcnews.al