Tre raste të reja me COVID në klubin e Bundesligës, izolohet gjithë ekipi

schedule16:27 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:27 - 11 Nëntor, 2020

Situatë dramatike te Hoffenheim. Ekipi i Bundesligës është goditur keq nga pandemia ditët e fundit. Të shtunën e kaluar rezultuan pozitivë me Covid-19 Jacob Bruun Larsen, sulmuesi 22-vjeçar i Danimarkës, dhe një pjesëtar i stafit teknik.

Dje ishte radha e Robert Skov (Danimarka) dhe Munas Dabbur (Izrael) për t’u infektuar në kombëtaret e tyre. Pjesa tjetër e lojtarëve që kanë mbetur në Gjermani i është nënshtruar tamponëve, që kanë nxjerr pozitivë dy lojtarë të tjerë dhe një anëtar të stafit.

Futbollistët janë mesfushori Sebastian Rudy dhe sulmuesi Ishak Belfodil. Në kushte të tilla, drejtuesit kanë anuluar stërvitjen e ditës së sotme dhe kanë urdhëruar të gjithë ekipin të futet në karantinë deri në një njoftim të dytë. /abcnews.al