Tre raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar te Hertha Berlin. Ekipi kryeqytetas ka marrë lajmin e keq përpara sfidës së fundjavës kundër Mainz në transfertë.
Të infektuarit janë trajneri Pal Dardai, ndihmësi i tij Admir Hamzagic dhe Dodi Lukebakio, sulmuesi belg me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos.
ℹ️ @paldardai, Admir Hamzagić and @DLukebakio have all tested positive for Covid-19 and are in quarantine. As ‘Zecke’ has been in close contact, he will also self-isolate. @arnefriedrich will take charge of the team and training for the time being.#GemeinsamHertha #HaHoHe pic.twitter.com/BId6Gurn4O
— Hertha Berlin (@HerthaBSC_EN) April 15, 2021
Të tre kanë nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojnë në duelin e së dielës në Bundesligë, një përballje e rëndësishme për objektivin mbijetesë. /abcnews.al