Tre policët në paraburgim, avokati: Serbia po shkel marrëveshjen e Brukselit, vendimi i gjykatës është i Vuçiç

schedule16:20 - 16 Qershor, 2023

schedule 16:20 - 16 Qershor, 2023

Gjykata serbe ka lënë në paraburgim për 30 ditë 3 policët e rrëmbyer në Kosovë. Në një intervistë të dhënë për “Ballkan Update”, avokati Çedomir Stojkoviç ka deklaruar se ky është një vendim politik, pasi akuzat ndaj tre policëve janë absurde.

Avokati është shprehur se prokuroria i akuzon për armëmbajtje pa leje, por nëse ato janë polic kjo gjë është e ligjshme.

Gjithashtu avokati mbrojtës i tre policëve nga Beogradi ka deklaruar se gjykatat dhe prokuroritë në Beograd marrin vendimet e Aleksandër Vuçiç.

“Unë nuk jam avokati i tre policëve, por jam thjesht avokat nga Beogradi, nuk kam asnjë fuqi për të mbrojtur ato, di faktet si fakte ligjore dhe vetëm kaq. Gjykata ka marrë një vendim që do të mbahen në paraburgim për 30 ditë. Kjo ka ndodhur pasi prokurorët në Kraleves kanë dhënë një akuzë që ato kanë mbajtur armë pa leje dhe lëndë eksplozive kjo është një vendim kriminal nëse je qytetar, por ato janë polic kjo është absurde. Serbia po thyen marrëveshjen e Brukselit, pasi sipas asaj marrëveshje Serbia e njeh policinë e Kosovës si forcë ligjore dhe është absurde që ti akuzosh forcat e ligjshme që kanë armë të paligjshme është absurde.

Kjo është një akuzë e dhënë nga prokuroria, por mund të deklaroj shumë fort dhe i vetëdijshëm se gjykata dhe ato prokurorë nuk mund të marrin asnjë vendim pa urdhër nga Beogradi nga Aleksandër Vuçiç të gjithë e dinë se Serbia nuk ka prokurorë të pavarur dhe gjykata të pavarura, vendimet e gjykatës janë vendime nga Aleksandër Vuçiç”, ka thënë avokati.

Ndër të tjera avokati ka deklaruar se pas 30 ditësh nëse faktet nuk do të ndryshojnë paraburgimi i policëve mund të zgjatet sërish.

Sipas ligjit serb paraburgimi mund të zgjasë 6 muaj, në hetim por sipas ligjit çdo 30 ditë duhet që të merret një vendim, pas 30 ditësh mund të lirohen nëse faktet ndryshojnë, por nëse faktet janë si në fillim ato nuk do të lirohen dhe do të zgjatet vendimi me 30 ditë të tjera derisa të kalojnë gjashtë muaj, kjo është çështje politike”, është shprehur ndër të tjera avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!