Tre pikë larg trofeut, Sarri: Gati për titullin, ja ku gabuam me Udinesen

schedule17:42 - 25 Korrik, 2020

schedule 17:42 - 25 Korrik, 2020

Juventusi e ka zgjatur shumë çështjen e titullit kampion në javët e fundit. Shumë gabime të bardhezinjve, por të njëjtën gjë kanë bërë edhe skuadrat ndjekëse. Tre javë kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni dhe ekipi i Sarrit pret Sampdorian në shtëpi nesër në mbrëmje (21:45).

Fitorja i dhuron “Zonjës së Vjetër” titullin e 36-të në histori dhe të nëntin radhazi. Ronaldo me shokë do të bëjnë gjithçka për të mbyllur llogaritë kundër ekipit dorian, teksa Maurizio Sarri, në konferencën për shtyp, iu rikthye humbjes së fundit në fushën e Udineses.

Çdo ndeshje e shohim si mundësi për të marrë pikët maksimale. Nesër kemi mundësinë për të fituar titullin dhe jemi gati. Po flasim për kampionatin më të vështirë të historisë së futbollit italian. Kundër Udineses humbëm rendin dhe krijuam distanca mes reparteve. Në ndeshje të tjera jemi treguar pasivë, kësaj radhe ishte ndryshe.

Kishte disa aspekte që më pëlqeu skuadra, por nuk u treguam perfektë. Pjanic? Numëron 46 ndeshje të luajtura këtë sezon. Kemi bërë ndryshime në ndeshjet e fundit, sepse jemi përballur me skuadra shumë fizike. Në këtë periudhë ai ka disa probleme, por sot do të kthehet në grup“, deklaron Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!