Tre persona procedohen penalisht për peshkim të paligjshëm në Dibër

schedule15:20 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 23 Qershor, 2021

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia, pasi kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme.

Policia e Dibrës bën me dije se Xh.S., 45-vjeç, A.S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç të tre banues në Maqellarë u kapën duke kryer peshkim pa leje përkatëse bë lumin Drini i Zi.

Sakaq në cilësinë e provës materiale i sekuestruan kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga të tre personat e ndaluar.

Informacion-Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.

Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të  paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit :

-Xh.S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga shtetasit e lartpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!