Shtëpia e një biznesmeni 56-vjeçar në Francë ka rënë pre e gabitjes të hënën e 24 nëtorit.
Sipas mediave vendase, tre burra hynë me forcë në shtëpinë e 56-vjeçarit, të cilin e kishin ndjekur më parë dhe e kishin kërcënuar me armë.
Sipas mediave franceze, pronari 56-vjeçar i një kompanie shitjeje pajisjesh mjekësore sapo kishte dalë nga zyra e tij rreth orës 7:00 të mbrëmjes kur tre burra të veshur me të zeza dhe me kapuçë e ndoqën, hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë.
Me të mbërritur në shtëpinë e tij, ata e mbajtën kundër vullnetit të tij dhe e dhunuan. Pasi hynë në banesë, ata ndaluan edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit.
Nën kërcënimin e armëve, 56-vjeçari dhe djali i tij u detyruan t’u dorëzonin grabitësve afërsisht dhjetë ora dore , me një vlerë totale të vlerësuar në një milion euro, tre unaza, një byzylyk, si dhe telefonat e tyre celularë.
Un chef d’entreprise séquestré et violemment agressé dans le Gard, le butin estimé à un million d’euros
➡️ https://t.co/MguhabYLuC pic.twitter.com/rML46QuDki— Le Parisien (@le_Parisien) November 25, 2025

