Parashikimi i të ardhmes është diçka që i afrohet realitetit edhe pse ne nuk mund t’i parashikojmë gjërat me siguri. Ne nuk e dimë se si do të ndryshojë bota në 20 deri në 40 vitet e ardhshme, por ne të gjithë bëjmë supozime të llogaritura.
Disa mund ta quajnë atë thjesht rastësi ndërsa të tjerë mund të thonë se disa njerëz kanë aftësinë për të parashikuar të ardhmen. Personi më i njohur është Michel de Nostredame i njohur gjithashtu si Nostradamus.
Ai e kishte origjinën nga Franca dh ishte farmacist. Disa thonë se ai filloi të shihte vizione si pasojë e një mbidozë të ilaçeve.
Atij i pëlqente të bënte supozime ndërsa pa shumë vizione të cilat i shkroi në një libër që botoi në 1555 me titull “Profecitë e Nostradamusit”. Sigurisht, vetëm disa nga parashikimet e shumta që ai bëri u realizuan.
Fuqëzimi i Adolf Hitlerit
Parashikimi: “Nga thellësia e Europës Perëndimore, do të lindë një djalë i varfër. Ai do të joshë një popullsi të madhe me gjuhën e tij dhe fama e tij do të arrijë deri në Lindje.
Ai do të përshkojë lumenj dhe një pjesë e madhe e botës do të jetë kundër këtij djali”.
Nëse flasim për parashikimin, mund të themi se e gjithë kjo përputhet në mënyrë të përkryer me përshkrimin e Hitlerit bazuar në jetën e tij. Hitleri ka lindur në Austri e cila gjendet në Europën Perëndimore në një familje të varfër.
Ai mori shumë vëmendje në karrierën e tij ushtarake gjatë Luftës së Parë Botërore dhe libri që u shkrua më vonë, i solli shumë famë. Aftësitë e tij si orator e ndihmuan atë të bindte të gjithë popullsinë gjermane me ideologjinë e tij e cila u bë e njohur në të gjithë botën, raporton abcneës.al.
Fuqëzimi në Lindje mund t’i referohet ushtrisë së Hitlerit që brenda natës pushtoi Francën duke përshkuar lumenjtë.
Pjesa e fundit e parashikimit është shumë e qartë
Shpërthimi i bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki
Parashikimi: “Dy qytete do të përballen me fatkeqësi që nuk janë parë kurrë më parë. Zia e bukës do të përhapet dhe njerëzit do të zhduken nga çeliku”.
Ky parashikim i përshtatet më së miri sulmit të parë bërthamor i cili ndodhi në gusht të vitit 1945 kur Shtetet e Bashkuara lëshuan dy bomba bërthamore në dy qytete të mëdha, Hiroshima dhe Nagasaki.
Disa historianë besojnë se zija e bukës i referohet rrezatimit të lëshuar nga bombat bërthamore, një term i cili ishte i vështirë për t’u përshkruar brenda shekullit të 15-të.
Njerëzit që nxirren nga çeliku i referohen bombarduesve B-29 që lëshuan bombat atomike, duke vrarë kështu miliona njerëz.
Vrasja e JFK
Parashikimi: “Një njeri i fuqishëm do të goditet ditën nga një rrufe. Një ngjarje e keqe e paralajmëruar nga “peticionet” do të ndodhë. Një i pafajshëm do të akuzohet pasi vrasësi i vërtetë mbetet një mister.”
Historianët besojnë se Nostradamus duke iu referuar “peticionit” i referohet kërcënimeve me vdekje të marra nga JFK gjatë presidencës së tij nga parti të shumta.
Ai u vra në vitin 1963. I pafajshmi i akuzuar për vrasjen ka shumë të ngjarë t’i referohet Lee Harvey Osëald për të cilin shumë njerëz thonë se nuk ishte vrasësi aktual. Dhe ashtu siç thotë parashikimi, vrasësi i vërtetë do të mbetet mister pa e ditur askush.
Ky parashikim mund t’u referohet njerëzve të tjerë, por përputhja më e mirë për këtë parashikim është JFK. Disa thonë se këto “parashikime” janë vetëm mesazhe që ne zgjodhëm ti interpretonim si përshkrim të ngjarjeve aktuale.
Kjo mund të jetë shumë e vërtetë, sepse si njerëz ne natyrshëm ndjejmë se u japim vlerë gjërave duke i shoqëruar ato me informacione të njohura.