Tre motra një pasion, njihuni me vajzat që pikturojnë gjithçka

schedule10:57 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:57 - 10 Dhjetor, 2021

Këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishin tre motrat nga Belshi, Natasha, Elsa dhe Fatma Paja. Ata ndajnë të njëjtin pasion me njëra-tjetrën, atë për pikturën. Merren prej vitesh me pikturë por së fundmi kanë çelur dhe ekspozitën e tyre të parë me titull “Qiell në tokë”.

Pyetur nga moderatori Alban Musa se përse zgjodhën Shkodrën për ekspozitën, Natasha tha: “Është vendi ideal që mund të shkiojnë njerëz që e duan artin por dhe natyra e Shkodrës është ndryshe nga qytetet e tjera. Ishte vendi perfekt për të mbledhur miqtë dhe artdashësit.”

Ajo shtoi më tej se piktura është një formë meditimi për të. “Koha ime ndalon kur jam me penel në dorë ndërkohë që njëkohësisht po zhvillohet shumë shpejt.”, tha ajo. Përveç pikturës, ata janë të apasionuara dhe pas fotografisë dhe natyrës.

Më tej, ata u shprehën se e kishin shumë të vështirë për të zgjedhur mes 45 pikturave për ekspozitën e tyre të parë. “Mendoj se kemi sjellë një pjesë që na përfaqësojnë shumë mirë. Duke parë dhe komentet e njerëzve që iu kanë pëlqyer jemi shumë të kënaqura”, tha njëra prej tyre.

/abcnews.al