Vllaznia do të udhëtojë drejt Ohrit më 8 janar, ndërkohë që do të zhvillojë edhe tre ndeshje miqësore. Klubi shkodran ka zbuluar edhe datat e përballjeve. Më parë ishin zbuluar rivalët me të cilët do të përballej ekipi i drejtuar nga Mirsad Jonuz.
Më 11 janar Vllaznia do të përballet me Pogradecin, ekip që garon në Kategorinë e Parë dhe kryeson grupin B. Tre ditë më pas kuqezblutë do të ndeshen me Strugën, ekip i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Testi i fundit është programuar me një klub të Superiores, Bylisin e vendit të dytë. Me ballshiotët Vllaznia përballet në Elbasan më 16 janar. Më pas shkodranët do të mendojnë për ndeshjen hapëse të vitit, kundër Flamurtarit në kampionat. /abcnews.al
https://www.facebook.com/vllazniaofficial/photos/a.546416765435354/2679377925472550/?type=3&theater

