Tre makina përfshihen nga flakët në kryeqytet, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

schedule09:17 - 6 Prill, 2020

schedule 09:17 - 6 Prill, 2020

Tre makina të parkuara janë përfshirë nga flakët në kryeqytet. ABC News mëson se makinat ishin të parkuara tek Rruga e Kavajës.

Automjeti të cilit i është vënë zjarri i përket një qytetari që nuk ka precedentë penalë. Deri më tani, raportohet, që personi në fjalë nuk është gjetur ende nga policia që të pyetet.

Ndërsa, sa i përket automjeteve të tjera, ato dyshohet të jenë dëmtuar nga përhapja e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.