Kampionati Evropian i futbollit për të rinjtë, Euro U-21 është pranë fundit dhe pasditen e sotme në orën 18:00, në “Adjarabet Arena” të Gjeorgjisë do të zhvillohet finalja e madhe e këtij kompeticioni mes “tre luanëve” të Anglisë dhe “furisë së kuqe” spanjolle.
“Ishullorët” rikthehen në këtë finale pas 14 vitesh pritje, teksa në vitin 2009 kujtojmë që u mund nga “pancerat” gjermanë. Në rast fitoreje të anglezëve do të ishte hera e 3-të që do të fitonin këtë kompeticion, teksa më herët e kanë siguruar trofeun në 2 edicione radhazi atë të vitit 1982 e 1984.
Në krahun tjetër, “tre luanët” do të kenë përballë rekordmenët e kompeticionit, me Kombëtaren “iberike”, që e ka fituar plot 5 herë këtë kompeticion, ku suksesi i fundit ishte ai i vitit 2019 ndaj Gjermanisë. /i.m /abcnews.al