Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre lojtarë për Fiorentinën, Juventusi nuk heq dorë nga Federico Chiesa

schedule19:58 - 19 Maj, 2020

schedule 19:58 - 19 Maj, 2020

Federico Chiesa do të largohet nga Fiorentina. Interi dhe Juventusi e pëlqejnë prej kohësh, teksa presidenca e klubit nga Firence kërkon 65-70 milion euro për ta lënë të lirë.

Për 22-vjeçarin ka interesim edhe nga klube të tjera evropiane, por kampionët e Italisë po përgatisin një ofertë për Fiorentinën. Corriere di Torino zbulon se Juventusi është gati të ofrojë tre lojtarë në operacionin që do të transferonte sulmuesin e djathtë nën urdhrat e Sarrit.

Daniele Rugani, Christian Romero dhe Rolando Mandragora janë propozimet për Fiorentinën, që nga ana tjetër kërkon para të thata për të lejuar largimin e yllit të skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!