“Tre komuna të izoluara në Kosovë”, gazetari Mentor Gjergjaj: Podujeva pritet të vendoset në karantinë

schedule09:03 - 16 Mars, 2020

schedule 09:03 - 16 Mars, 2020

Gazetari nga Kosova Mentor Gjergjaj në një lidhje direkte me ABC e Mëngjesit me Enkel Demin është shprehur qeveria ka marrë masat e para në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Gjergjaj ka deklaruar se vetëm në tre komuna është ndaluar automatikisht lëvizja dhe çdo gjë në këtë komuna ku janë identifikuar personat e infektuar pozitiv me koronavirs. Ndërkohë ai ka theksuar se përpos Malishevës, Vitias dhe Klinës pritet që zonë e karantinuar të shpallet edhe komuna e Podujevës ku është konfirmuar rasti i parë i një personi të ardhur nga Italia.

“Pothuajse i gjithë vendi është në karantinë por zyrtarisht janë tre komuna që kanë hyrë në karantinë, Malisheva, Vitia dhe Klina janë dhe njësitë ku janë identifikuar dhe rastet e para me koronavirus në Kosovë që deri më tani numri ka shkuar në 13. Katër rastet e reja të konfirmuara mesnatën e djeshme, janë familjarë të tjerë të personit të parë të 77 vjeçar duke e çuar në 8 numrin e personave të prekur nga një familje. Tashmë janë bllokuar të gjithë kufinjtë dhe janë obliguar të gjithë që të resektojnë rregullat”, tha Mentor Gjergjaj.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje të njëpasnjëshme dhe dje zv kryeinistri Abdulla Hoti ka prezantuar dhe masat e treja për oden e Biznesit që pritet të kalojnë për miratim tek qeveria. Një ndër to është shtyrja e pagesa të kredive dhe nxjerrja e një udhëzuesi të qartë se si do të hyjnë mallrat në Kosovë.

Gjithashtu gazetari nga Prishtina ka theksuar se deri më tani rastet e para që janë konfirmuar pozitivë janë persona që kanë ardhur nga Italia duke infektuar dhe vetë familjarët e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!