Tre këshillat për të kursyer të paktën 1 orë nga punët e shtëpisë

schedule13:10 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:10 - 29 Shtator, 2020

E vërteta është se pastrimi i shtëpisë nuk është gjithmonë i lehtë. Dhe sigurisht që shpesh kërkon kohë dhe përpjekje. Sidomos në disa pjesë të shtëpisë që ndoten lehtë dhe u duhet më shumë përpjekje për tu pastruar.

Sidoqoftë, edhe në pastrim ka disa këshilla të vogla që mund të lirojnë duart tuaja dhe të zvogëlojnë kohën e nevojshme për pastrim. Zbuloni tre prej tyre:

Sode për dyshek

Hidhni pak sodë buke në dyshek dhe më pas fërkojeni lehtë me një furçë. Lëreni sodën të funksionojë për dhjetë minuta dhe pastaj thjesht pastroni me vakum. Dysheku juaj do të jetë si i ri për sa i përket pastërtisë dhe do të keni shmangur çdo proces që kërkon kohë.

Pastroni dhe lustroni me vaj të bebes pajisjet inols të kuzhinës tuaj

Shumë herë gishtat dhe papastërtitë e vogla nuk mund të fshihen nga pajisjet inoks. Për t’i hequr ato, hidhni disa pika vaj bebesh në pajisjen që dëshironi të lustroni dhe më pas fshijeni me një peshqir. Pastaj përsëriteni në anën tjetër të leckës për të hequr shumë shkëlqim. Lustruesi më i shpejtë që do të bëni ndonjëherë dhe me kosto minimale.

Hiqni shenjat dhe gishtat nga TV

Për të bërë që televizori juaj të shkëlqejë, vendosni një sasi të vogël vazelinë në zonat e prekura dhe më pas fërkojeni butësisht me një leckë mikrofibre. Kjo jo vetëm që do të lustrojë ekranin, por gjithashtu do të mbulojë gërvishtjet. Gjithashtu në këtë mënyrë krijoni një filtër, i cili parandalon që gishtat të lënë përsëri shenjë. Kështu që më pak kohë në pastrimin e radhës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!