Një gjykatë japoneze ka shpallur fajtorë tre ish-ushtarë për sulm seksual ndaj koleges së tyre. Vendimi historik vjen pasi Rina Gonoi, 24 vjeçe, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur publikoi historinë e saj në YouTube në 2022.
Prokurorët e Fukushimës më pas ngritën akuza kundër tre burrave në mars, duke anuluar vendimin e tyre të mëparshëm. Japonia është një shoqëri thellësisht konservatore ku të folurit kundër dhunës seksuale mbetet një tabu.
“Vendimi i sotëm dëshmon se ajo që ata bënë ishte një krim, kështu që unë dua që ata të përballen me të dhe të reflektojnë mbi veprimet e tyre. Dhe shpresoj se ky vendim do t’i inkurajojë viktimat të flasin,” tha Ganoi pas dënimit të ish ushtarëve.
Ky është vendimi i parë i madh për akuzat për sulm seksual në Japoni që nga qershori. Gonoi raportoi incidentin tek eprorët e saj, por ankesa e saj u hodh poshtë pasi nuk kishte dëshmitarë.
Videoja e saj në YouTube u bë virale vitin e kaluar dhe ajo mblodhi më shumë se 100,000 firma për një peticion që i bënte thirrje ministrisë së mbrojtjes të hetonte rastin e saj.
Më vonë, ministria i kërkoi falje asaj dhe nisi një hetimin që çoi në shpalljen fajtor të 3 ish ushtarëve.
/abcnews.al