Tre ditë para zgjedhjeve, SHBA: Shqiptarë shkoni votoni, institucionet të garantojnë procesin

schedule19:46 - 22 Prill, 2021

schedule 19:46 - 22 Prill, 2021

Kryetari dhe anëtari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan Bob Menendez dhe Jim Risch u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Në një deklaratë 3 ditë përpara zgjedhjeve ata kërkojnë një proces demokratik dhe pa incidente.

“Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë.

Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë, pa frikë dhe dhunë. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike.

Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar” thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë mjaft aktive me monitorimin e situatës sidomos në Elbasan, por edhe mesazhe të forta për politikën shqiptare lidhur me zgjedhjet./ Abcnews.al