Tre dëmtime të rëndësishme te Bayern, Flick jep detajet e fundit

schedule15:56 - 29 Maj, 2020

schedule 15:56 - 29 Maj, 2020

Trajneri i Bayern Munchen,  Hansi Flick, ka konfirmuar tre mungesa për sfidën e fundjavës kundër Dusseldorf. Strategu i kampionëve të Gjermanisë tha se Thiago Alcantara do të rikthehet i pari nga dëmtimi, ndërsa për Sule dhe Tolisso, tha se nuk do të rrezikojë aspak.

“Thiago nuk është ende gati”, tha fillimisht Flick. “Gjithsesi, mendoj se ai po bën progres të mirë dhe do të jetë një ndër të parët që do të rikthehet në stërvitje. Niklas Sule gjithashtu, po bën progres të mirë, por nuk duam të rrezikojmë dhe po shohim rikuperimin e tij hap pas hapi.

Me Tolisson, nuk do të marrim asnjë rrezik përsipër”, tha trajneri i Bayern për dëmtimet. Thiago Alcantara mungon prej shumë javësh për shkak dëmtimi dhe duket se nuk do të kthehet as në sfidën e fundjavës kundër Dusseldorf./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!