Pak minuta më parë, Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka dhënë lajmin e hidhur se punonjësi legjendar i klubit, Bajram Ferra ose siç njihej ndryshe, “Bajromi” ka ndërruar jetë.
Ai ishte pjesë e “Demeva të Kuq” prej 3 dekadash ku i shërbeu ekipit të parë, por edhe akademisë.
Postimi i plotë:
Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta të punonjësit legjendar të klubit Bajram Ferra. “Bajromi” siç e njihnin të gjithë ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 3 dekadash duke qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës dhe Akademisë Partizani.
Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Bajram Ferra