Tre breza në një foto, Olta Boka ndan çastin e ëmbël me nënën dhe të bijën

schedule14:57 - 4 Mars, 2021

schedule 14:57 - 4 Mars, 2021

Olta Boka u bë nënë për herë të parë vitin që lamë pas. Këngëtarja dhe partneri i saj, mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin e veçantë Gaia. Olta është shumë aktive në rrjete sociale dhe gjatë kësaj periudhe ka publikuar shpeshherë momente me të bijën.

Megjithëse nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit ndjesinë e ëmbël që po përjeton, ajo është treguar shumë e rezervuar për të zbuluar portretin e vogëlushes. Olta është shprehur se ndihet mirënjohëse, pasi me ardhjen në jetë të Gaias ka rilindur për së dyti.

Ndërkohë, së fundmi këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet teksa shijon një shëtitje me të ëmën dhe të voglën e saj ndërsa shkruan se tashmë e kupton se sa dashuri ka e ëma për të. “Tani e kuptoj sa shumë që më do o ma”, ka shkruar Olta. /abcnews.al