Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tre astronautë kthehen nga misioni pasi qëndruan pesë muaj në stacionin hapësinor të Kinës

schedule15:36 - 31 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 31 Tetor, 2023

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pasi kaluan më shumë se pesë muaj në stacionin hapësinor të Kinës. Astronautët që ishin pjesë e misionit të Kinës Shenzhou-16 u ulën në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, shkruan AA.

“Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar Shenzhou XVI, që mbante astronautët Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, u ul në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës”, thuhet në postimin e Stacionit Hapësinor Kinez në X.

Të tre astronautët, të cilët qëndruan në stacionin hapësinor për 154 ditë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.



Kthimi i ekuipazhit Shenzhou-16 erdhi pasi anija kozmike e drejtuar nga Shenzhou-17, me tre astronautë të tjerë në bord, u ankorua me sukses në stacionin hapësinor javën e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!