Tre arsye pse lavatriçja nuk i lan mirë rrobat

schedule17:21 - 13 Janar, 2021

schedule 17:21 - 13 Janar, 2021

Mund t’ju ketë ndodhur që rrobat e vendosura në lavatriçe shpesh nuk janë krejtësisht të pastra sa duhet pas larjes. Për këtë ka disa arsye dhe shpeshherë kjo ndodh për shkak të disa zakoneve të gabuara që bëni.

Programi i gabuar i larjes

Rrobat ose pëlhura të tjera si çarçafë, peshqirë, etj nuk janë të mjaftueshme për t’u larë për gjysmë ore në temperaturë të ulët. Ato duhet të lahen të paktën 60 gradë në varësi të pëlhurës.

Sasia e gabuar e detergjentit

Nëse vendosni më shumë ose shumë më pak sesa duhet, sasia e detergjentit mund të jetë përgjegjëse për larjen e rrobave.

Lavatriçja nuk është pastruar për një kohë të gjatë

Vetëm se lani rrobat në lavatriçe nuk do të thotë se ato janë po aq të pastra. Nëse keni një kohë të gjatë pa e pastruar lavatriçen tuaj atëherë dhe rrobat nuk do të lahen siç duhet. Sigurohuni të pastroni makinën larëse rregullisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!