Kokoshkat janë një vakt mjaft i shëndetshëm dhe i lehtë, por gjëja kryesore është t’i shijoni pa substanca yndyrore dhe pa sasi të tepërt kripe.
Kështu mund ta zgjidhni mbi ushqimet e tjera pasi është edhe shumë i shijshëm.
Shikoni më poshtë tre arsye për t’i pëlqyer:
- Një sasi e barabartë me tre gota, rreth 25 gramë, siguron 3 gram fibra ngopëse dhe 3 gram proteina.
- Kokoshkat nuk përmbajnë sheqer dhe kanë zero kolesterol.
- Avantazhi më i madh i kokoshkave që i bën ato një vakt ideal janë kaloritë minimale, pasi tre filxhanë japin vetëm 93 kalori!
Megjithatë, mos bini në grackën e shtimit të vajit ose gjalpit kur bëni kokoshka në shtëpi. Nëse blini kokoshka të gatshme nga supermarketi, lexoni me kujdes etiketën e produktit për t’u siguruar që nuk përmban sheqer apo kripë të shtuar./abcnews.al