Trazirat në Kazakistan: Qeveria i kërkon ndihmë Rusisë

schedule02:46 - 6 Janar, 2022

schedule 02:46 - 6 Janar, 2022

Trupa ushtarake të drejtuara nga Rusia do të dërgohen në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë e vendit me protestat. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev bëri thirrje për mbështetje nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive ndërsa protestat mbarëkombëtare po përshkallëzohen.

Protestat fillimisht u ndezën nga rritja e çmimeve të karburantit, por janë zgjeruar duke përfshirë ankesa të tjera politike raporton “BBC”. Presidenti Tokayev pretendon se trazirat janë vepër e bandave terroriste të trajnuara nga të huajt. Ekspertja për politikën e jashtme të Azisë Qendrore, Kate Mallinson mendon që protestat vijnë si pasojë e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj qeverisë që nuk ka modernizuar vendin dhe që nuk ka ndërmarr reforma që prekin jetën e çdo qytetari.

Presidenti ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare që përfshin një shtetrrethim brenda natës dhe një ndalim të tubimeve masive dhe ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj protestave. Në një fjalim televiziv në orët e para të ditës së martë ai tha se i ka kërkuar ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive që është një aleancë ushtarake e përbërë nga Rusia dhe 5 shtete të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ditën e martë kryeministri armen Nikol Pashinyan që është dhe kryetari i OTSK-së konfirmoi nëpërmjet një deklarate në Facebook që aleanca do të dërgoji trupa paqeruajtëse për një periudhë të pacaktuar kohe. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po e ndiqte nga afër situatën në Kazakistan dhe një zëdhënës i departamentit i’u bëri thirrje autoriteteve dhe protestuesve që të përmbahen.  / abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!