Pas protestave masive në sheshin qendror të Almatit, presidenti i Kazakistanit Kasim-Yomart Tokayev tha se ishte rivendosur rendi kushtetues në pjesën më të madhe në vendin e Azisë Qendrore.
Në një njoftim për shtyp, ministria e brendshme tha se 26 “kriminelë të armatosur” janë vrarë dhe më shumë se 3,000 janë arrestuar ndërsa 18 oficerë policie dhe anëtarë të gardës kombëtare janë vrarë nga forcat e sigurisë që nga fillimi i protestave.
Tokaev do të mbajë një fjalim gjatë ditës së sotme. Që nga pasditja e së enjtes, nuk kishte asnjë protestues në Sheshin e Republikës, një nga vendet kryesore të protestës, sipas Tass dhe Ria Novosti, duke shtuar se autoritetet kanë rimarrë kontrollin e bashkisë dhe rezidencës presidenciale në Almati.
/abcnews.al