Trazirat në Kapitol, grupi hetimor: Kërkojnë mesazhet nga Shërbimi Sekret, dyshojmë se janë fshirë

schedule14:49 - 16 Korrik, 2022

schedule 14:49 - 16 Korrik, 2022

Grupi hetimor për trazirat në Kapitol ka kërkuar nga Shërbimi Sekret që t’i dorëzojë gjithë komunikimet gjatë ditës kur ndodhën trazirat. Sipas zyrtarëve amerikanë, ka dyshime se shumë mesazhe të Shërbimit Sekret që mbrojnë jetën e presidentit janë fshirë, sipas CNBC.

Ligjvënësit amerikanë, pjesë e grupit që po heton ngjarjet e dhunshme të 6 janarit 2021 në Ëashington, kanë kërkuar mesazhet që ka shkëmbyer Shërbimi Sekret në atë ditë. Bennie Thompson, kryetari i komitetit, tha se paneli po kërkonte “tekstet e mesazheve, si dhe çdo raport në të gjitha divizionet e Shërbimit Sekret që kanë të bëjnë ose kanë lidhje me ngjarjet e 6 janarit.

Dyshimet kanë lindur pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare u dërgoi një letër ligjvënësve ku shkruante se shumë prej mesazheve ishin fshirë nga Shërbimi Sekret. Kjo akuzë është mohuar nga Shërbimi Sekret duke thënë se disa të dhëna telefonike kanë humbur gjatë një pastrimi rutinë të kompjuterave dhe pajisjejeve të anëtarëve të Shërbimit.

Agjentët e Shërbimit Sekret ishin së bashku me Presidentin e atëhershëm Donald Trump dhe ish-zv presidentin Pence gjatë ditës së trazirave. Më 6 janar 2021, qindra mbështetës të Trumpit sulmuan Kapitolin në një përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit.

Për shkak të dhunës, pesë persona humbën jetën, duke përfshirë një oficer policie.

/abcnews.al