Trazirat në Iran, të paktën 450 të arrestuar

schedule10:55 - 2 Janar, 2018

schedule 10:55 - 2 Janar, 2018

Vijon të jetë kaotike situata në Iran, ku shifrat flasin për 450 persona të arrestuar në Teheran që nga e shtuna e kaluar për shkak të protestave kundër krizës ekonomike dhe qeverisë. Protestat po përhapen në të gjithë vendin. Por kryeqyteti ka qenë më pak i përfshirë në krahasim me qytetet e tjera. Autoritetet iraniane deklarojnë se 200 persona janë arrestuar të shtunë, 150 të dielën dhe rreth 100 të hënën. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se populli iranian ka vite që jeton i shtypur dhe ka të drejtë të ngrihet në protesta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!