Konsullata e Kinës në Marsejë i dërgoi një letër protestë ministrisë së jashtme të Francës pasi një autobus me turistë kinezë u sulmua me gurë të enjten, duke rezultuar në lëndime të lehta.
Në letrën e saj, konsullata kineze bëi thirrje për garantimin e sigurisë së qytetarëve kinezë dhe pronës së tyre. Autobusi u sulmua të enjten, mes trazirave që kanë shpërthyer në disa qytete franceze pasi një djalë 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie të martën.
Turistët kinezë që ishin në autobusin në fjalë tani janë larguar nga Franca, tha konsullata kineze.
Për më tepër, konsullata u bëri thirrje qytetarëve kinezë që ndodhen në Francë ose që synojnë të udhëtojnë atje, të tregohen të kujdesshëm dhe të matur për shkak të trazirave që kanë tronditur vendin ditët e fundit.
/abcnews.al