Trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë heton Bolsonaron

schedule09:10 - 14 Janar, 2023

schedule 09:10 - 14 Janar, 2023

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur të hetojë ish-presidentin Jair Bolsonaro, si një nga të dyshuarit për sulmin ndaj ndërtesave institucionale të kryera nga mbështetësit e tij më 8 janar.

Kërkesa ishte bërë nga prokurori i përgjithshëm i Brazilit, Augusto Aras, sipas të cilit Bolsonaro mund të ketë nxitur një krim dhe duhet të përfshihej në hetim. Kjo vjen disa ditë pasi Bolsonaro postoi një video duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

Duke vënë në pikëpyetje votën “Bolsonaro do të kishte nxitur publikisht kryerjen e një krimi”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që Bolsonaro është akuzuar ndër ata që mund të jenë përgjegjës për trazirat e 8 janarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!