Pas sulmeve dhe protestave të dhunshme nga mbështetësit e Bolsonaros, forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e Kongresit në Brasilia, sipas BBC.
Turmat e veshura me ngjyrat kombëtare (të verdhë dhe jeshile) dhe të mbështjella me flamurin brazilian u përplasën me policinë.
Disa arritën në dhomën e shkretë të Senatit, të tjerët hynë në pallatin presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesa të tjera qeveritare. Forcat braziliane të sigurisë thonë se tani kanë rimarrë kontrollin, pasi qindra njerëz që sulmuan ndërtesat janë arrestuar nga policia.
Lexo edhe: Trazirat e dhunshme në Brazil, mbi 400 të arrestuar
Mbështetësit e Bolsonaros refuzojnë të pranojnë humbjen e tij në zgjedhje tetorin e kaluar nga rivali i tij socialist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u betua një javë më parë.
/abcnews.al