Autoritetet në Armeni kanë arrestuar një deputet të opozitës, i cili ka udhëhequr protestat masive kundër kryeministrit të vendit. Për të ulur tensionet mes dy palëve nuk shërbeu as një takim i zhvilluar në prani të mediave në Jerevan.
Policia në Armeni ka arrestuar një deputet të opozitës, i cili ka udhëhequr protestat anti-qeveritare. Nikol Pashinyan u ndalua pasi kryeministri Serzh Sargsyan ndërpreu një debat televiziv mes të dyve. Gjatë konfrontimit të tyre tre-minutësh, Pashinyan këmbënguli që kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Ndërsa shefi i qeverisë tha se ishte “shantazh” dhe u largua.
Opozita argumenton se një ndryshim kushtetues i kohëve të fundit është një përpjekje nga Sargsyan për të mbajtur pushtetin. Masa – e miratuar nga parlamenti të martën – forcon rolin e kryeministrit, të cilin Sargsyan mori vetëm javën e kaluar. Ai dha dorëheqjen si president pas arritjes së limit të tij dy-vjeçar. Protestat massive u pasuan me një takim – ku morën pjesë dhjetëra gazetarë – midis dy politikanëvenë një hotel në kryeqytetin Jerevan.
Debati mes tyre ishte shumë i shkurtër. Pasi kryeministri tha se ishte i kënaqur që rivali i tij i ishte “përgjigjur thirrjeve të shumta për të negociuar”. Ndërsa Pashinyan u përgjigj: “Mendoj se ka një keqkuptim. Kam ardhur këtu për të diskutuar kushtet e dorëheqjes suaj dhe kushtet e një tranzicioni paqësor dhe të qetë të pushtetit”.
Shefi i qeverisë u largua duke thënë se ky nuk është dialog por shantazh. Ndërsa më pas, deputeti opozitar organizaoi një protest, në të cilën u arrestua. Gjatë ndalimi ai i kërkoi popullit që të vazhdojë protestat, që zhvillohen në Armeni prej më shumë se një jave. /abcnews.al