Trazira në Mianmar, policia plagos 6 protestues

schedule16:02 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:02 - 9 Shkurt, 2021

Gjashtë persona u plagosën, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, nga të shtënat me armë të policisë gjatë demonstratave në kryeqytetin e Mianmar, Nepino, të martën, njoftoi media lokale.

ipas faqes së lajmeve Irrawaddy me bazë në Tajlandë, se një burrë u qëllua në gjoks dhe 20-vjeçare u qëllua në kokë.

Policia hapi zjarr ndaj demonstruesve pasi u përpoq t’i shpërndajë.

Protestat masive vazhdojnë në Mianmar për të katërtën ditë me radhë, ku kërkohet që ushtria t’i dorëzojë pushtetin qeverisë së zgjedhur dhe të lirojë të arrestuarit.

Më herët, media njoftoi se më shumë se 20 persona ishin arrestuar në kryeqytet. Më shumë se 200 arrestime u raportuan në qytetin Mandalay. /abcnews.al