“Travel Fest Film”, regjisorët belgë mesazhe për bujqësinë

schedule18:37 - 21 Korrik, 2022

schedule 18:37 - 21 Korrik, 2022

Tre regjisorët belg F.Legrand, L. Bollette, M.Boyer  udhëtimin e tyre artistik në filmin “Tandem lokal “e kanë fokusuar tek bujqësi e Belgjikës.

Mesazhi i tyre përmes këtij dokumentari është universal. Qeveritë anashkalojnë një prej sektorëve më të rëndësishëm për shoqërinë. Ata bëjnë thirrje për një mbështetje financiare shumë herë më të madhe .

“Ne kemi në qendër një prej sektorëve shumë të rëndësishëm, që është i lidhur drejtpërdrejt me njeriun   bujqësinë. Gjatë kërkimit tonë ne kemi takuar bujqër të mirë informuar, por shumë pak të mbështetur nga qeveria në raport me atë cfarë ato ofrojnë për njeriun. Të gjithë politikëbërsit duhet të reflektojnë sa më parë për të mbështetur dhe financuar agrikulturen sa nuk është vonë”.

Por në në këtë film, përveç problemeve që hasin bujqit ,ofrohen edhe bukuritë e Belgjikës .

“Sigurisht që mesazhi ynë është i qartë : komuniteti, qeveritë lokale dhe qendrore duhet të investojnë në sektorin që na ofron ushqimin. Por ne sjellim edhe anën tjetër të Belgjikës, bukuritë e fshatit të cilat mund të shijohen edhe përmes një shëtitje me bicikletë.”

Artistët paralajmëojnë se nuk mund të jetë e largët dita kur supermarketët do të jenë bosh.

“Situata konkret nga pushtetarët , ka një lloj supermacie sikur gjërat po ndryshojnë për mirë, ne jemi të fortë. por përtej saj është shumë e vështirë të përshkoj realitetin e bujqësisë, mbase nuk mund ta besoni , por nuk do jetë e largët dita kur supermarketet do të jenë, bosh. Në këtë e kemi transmetuar në filmin tonë, por mund të jeni vonë kur ta kuptoni.” është koha që të jeni më të ndjeshëm ndaj natyrës dhe bujqësisë.”

Filmi u mirëprit nga të pranishmit në sallën Millenium. Ky film u shfaq në festivalin nderkombëtar Travel Fest Albania. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!