Trashi: Vlen edhe pika. Broja-Kallaku? Kombëtarja fitoi dy lojtarë shumë të mirë

schedule15:12 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:12 - 12 Tetor, 2020

Lorenc Trashi doli në konferencën për shtypin ditën e sotme. Anësori i majtë i kombëtares foli rreth barazimit 0-0 në Kazakistan, paraqitjes së kuqezinjve, lojtarëve të rinj dhe sfidës së radhës në Nations League, asaj ndaj Lituanisë në Vilnius (14 tetor, ora 18:00).

PERFORMANCA – “Në aspektin individual, një pjesë e parë e mirë, mendoj se bëra mirë. Pjesën e dytë, të jem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, nuk është se pata shumë aksione, e përqëndruam lojën në krahun e Veselit. Grupi bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit çdo gjë shkoi mirë. Duhet t’i shfrytëzonim rastet dhe t’i finalizonim më mirë”.

BARAZIMI – “Jam i kënaqur me pikën, por u futëm në fushë për të marrë 3 pikët. I patëm mundësitë, luajtëm më mirë dhe patëm më shumë raste se kundërshtarët. Janë edhe tre ndeshje të tjera, kështu që një pikë është mirë”.

LOJTARËT E RINJ – “Mendoj se bënë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Të dy luajtën shumë mirë, komentet pas ndeshjes kanë qenë pozitive për ta. Mendoj se kombëtarja ka fituar dy lojtarë shumë të mirë”.

LITUANIA – “E përgjithshmja është e mirë, pas ndeshjes çdo gjë ka qenë ok. Folëm me njëri-tjetrin, vlerësuam lojën e mirë. Thamë që duhet të jemi me kokën lart dhe të përqendrohemi te ndeshjet e tjera për të marrë maksimumin në këtë grup”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!