Trashëgon zanatin e kovaçit/ Mersin Çeliku e ka mësuar profesionin nga babai

schedule20:12 - 9 Shtator, 2023

schedule 20:12 - 9 Shtator, 2023

Këtë derë e hap herët në mengjes dhe e mbyll në mbrëmje vonë. Eshte punishtja ku prej nje jete Mersin Çeliku ushtron profesionin e kovaçit.

E ka nisur zanatin kur ishte vetëm 14 vjeç, atë kohë punonte si ndihmës i babait të tij.

Tregon se është një profesion i trashëguar brezë pas brezi. Sot është 75 vjeç dhe në moshë pensioni.

Puna si kovaç është e mundimshme dhe e lodhshme por ai nuk ka hequr dorë.

Me hekur dhe celik u ka dhënë formë shumë veglave bujqësore. Mersini thotë se një pjesë e tyre nuk përdoren më për shkak se fshatrat po braktisen e janë të paktë ata që merren me bujqësi.

75-vjeçari ndjen keqardhje që ky zanat po humbet. Djemtë e tij nuk duan ta mësojnë e trashëgojnë.

Arsyet e këtij refuzimi Mersini i lidh me të ardhurat e ulëta që ky profesion të jep.

Pavarësisht se është një zanat që po shuhet Mersin Kovaci thotë se do ta ushtrojë deri sa të ketë jetë profesionin me të cilin ka mbajtur familjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!