Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trashëgimia shqiptare në skenë/ Mosha nuk e pengon qëndistaren Ahmeti në punën e saj

schedule20:25 - 12 Korrik, 2025

schedule 20:25 - 12 Korrik, 2025

Nexhmije Ahmeti po i afrohet të shtatëdhjetave, por vitet nuk i kanë zbehur aspak pasionin dhe energjinë për profesionin e saj të dashur – atë të qendistares. E rritur në një familje ku puna me duar vlerësohej dhe kultivohej brez pas brezi, Nexhmija mësoi të përdorte makinën e qepjes që në moshë të vogël, nën udhëzimin e së ëmës. Ajo jo vetëm që nuk u shkëput kurrë nga ky profesion, por me të njëjtin përkushtim ka ditur ta trashëgojë edhe te vajzat e saj, të cilat tashmë ndjekin gjurmët e saj me krenari.

Antoneta Tafa, vajza e saj e madhe, e cila gjithashtu është një artizane e talentuar, organizoi së fundmi një aktivitet artistik në qytetin e Kamzës, me synimin për të promovuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare. Në këtë aktivitet, u prezantuan veshje tradicionale nga pothuajse të gjitha trevat e vendit, të punuara me mjeshtëri nga vetë Antoneta.

Festivali u prit me interes të madh nga të pranishmit, të cilët, pavarësisht temperaturave të larta, qëndruan për të ndjekur performancat plot ngjyra dhe emocion. Interpretuesit sollën në skenë jo vetëm veshjet tradicionale, por edhe atmosferën dhe shpirtin e traditës shqiptare, përmes këngëve, valleve dhe interpretimeve artistike.

Ky aktivitet kulturor, që shërben si një urë lidhëse mes brezave dhe një thirrje për të mos harruar rrënjët tona, do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Pas suksesit në Kamëz, pjesëmarrësit do të nisin një tur në disa qytete të tjera të vendit dhe më pas do ta çojnë këtë frymë edhe në diasporë, ku bashkatdhetarët do kenë mundësinë të ndihen më pranë atdheut përmes artit dhe traditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!