Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, këtë synon kjo ekspozite me fotografi që është çelur në oborrin e jashtëm të Muzeut Etnografik të Elbasanit.
Përmes fotografive ekspozita risjellë në kujtesë monumentet më të rëndësishme të kulturës nga veriu në jug të Shqipërisë.
Xhon Ahmeti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se përmes këtyre materialeve publiku ka mundësi të njihet edhe me vlerat e monumenteve pak të njohura.
Në ekspozitë një pjesë e monumenteve pasqyrohen para dhe pas restaurimit të tyre. Një fat i tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit por edhe monumente të tjera.
Këto fotografi pritet të ekspozohen edhe në qytete të tjera të vendit./abcnews.al