Trashëgimi prej milionash/ 29-vjeçarja i ofroi të burgosurve 50 mijë dollarë për të vrarë prindërit e saj

schedule15:36 - 24 Prill, 2023

schedule 15:36 - 24 Prill, 2023

Tureygua Inaru, 29 vjeç, nga Florida, SHBA, ndodhet në burgqë nga dhjetori, pas kërcënimeve se do të vriste kolegët e saj, sipas mediave të huaja.

Por tani ajo po përballet me tre akuza për nxitje, për vrasje dhe përndjekje kibernetike, sipas policisë, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj.

Inaru akuzohet se i kishte pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste prindërit dhe gjyshërit e saj. Dyshohet se ajo ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente vrasjet.

“Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën,” tha polici Marco Lopez.

Disa të burgosur kanë njoftuar stafin e sigurisë, pasi u alarmuan nga kërkesat e saj, të cilat përfshinin udhëzime se si do të bënin vrasjet që dukeshin si një grabitje.

Inaru donte që prindërit e saj të vdisnin pasi sipas saj kishin abuzuar me të dhe ndaj vëllëzve dhe motrave të saj. Hetuesit gjetën prova të komplotit të supozuar në dhjetor pasi gjetën informacione shtesë se ajo po përpiqej të “përndiqte” ndihmësin e avokatit të shtetit, i cili po ndiqte penalisht çështjet e saj.

Sipas urdhrit, Inaru dyshohet se tha se ajo “dëshironte që ndihmës avokati të vuante”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!