Edhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga në saj të operacionit të të koduar “Tranziti”. Arrestimni i tyre është bërë në Elbasan, duke e çuar në 10 numrin e personave të ndaluar.
Dy personat e arrestuar së fundmi janë ndaluar shtetasit me inicialet M.K. 32 vjeç dhe M.K. 56 vjeç banues në Tiranë. Ata janë pjesë e grupit kriminal që kontrabandonte klandestinë nga vendet e treta drejt Malit të Zi. Dy të arrestuarit akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në formën e kontrabandimit të njerëzve e kryer në bashkëpunim.
Gjatë ditës së djeshme policia njoftoi arrestimin e 8 personave të këtij grupi kriminal, mes të cilëve edhe një shtetas turk, i cili ishte kreu i grupit.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al