“Tranzicioni ka mbaruar”, Rama: Shqipëria në tryezë ulur duke negociuar për BE, dita më e rëndësishme që kur e kam marrë detyrën

schedule17:47 - 21 Tetor, 2024

schedule 17:47 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga selia e Partisë Socialiste se tranzicioni ka mbaruar dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë. Ai ka theksuar se sot Shqipëria është në tryezë ulur duke negociuar për BE dhe kjo ka qene dita më e rëndësishme për të, që kur e ka marrë këtë detyrë.

Sipas Ramës, me çeljen zyrtare negociatash dhe uljes në tryezë, e kanë çuar Shqipërinë në një stad tjetër.

“Kam një lajm të mirë për ju, tranzicioni ka mbaruar. Shqipëria, sot është në tryezë ulur duke negociuar për BE dhe faktikisht për mua javën e kaluar ka qene dita më e rëndësishme që kur e kam marrë këtë detyrë. Momenti më përmbushës, sepse e dimë mirë si dëshmitar se çfarë na është dashur të bëjmë për të provuar për veten tonë dhe për të tjerët që ne jemi një forcë që mund ta garantojmë të ardhmen. Shqipëria ka shumë probleme, por ka një garanci dhe një kapacitet për t’i drejtuar te PS. Kjo parti ka nevojë që ta rrisi kapacitetin në mënyrë domethënëse, duke filluar nga skuadra e saj në parlament.

Platforma nuk është e re, filloi herën e shkuar dhe fakti që herën e shkuar pjesëmarrja ishte ku e ku më pak se sot dhe sot ka një prurje më të madhe, lidhet me kohën dhe ndjesinë e shoqërisë për të parë riorganizim. Ne kemi detyrën për t’i prirë vendit dhe jam shumë besimplotë që ky proces do të jetë i shëndetshëm.

Me çeljen zyrtare negociatash dhe uljes në tryezë, ne e kemi çuar Shqipërinë në një stad tjetër dhe në të gjitha vlerësimet që i bëhet ekonomisë së saj dhe 2030 është një horizont që përmbyll të gjithë këtë fazë të rrugëtimit të e kësaj gjenerate që udhëheq sot PS.

Pa u zgjatur sot, dua t’ju them që pyetja që duhet ti bëni vetes është çfarë do të bëni pas këtij takimi. Mos prisni t’ju marr dikush prej dore dhe t’ju thotë ku do ulesh, apo t’ju bjeri telefoni dhe t’ju thonë që ne nuk fillojmë dot pa ty. Nesër ju duhet të filloni të jeni të nevojshëm, sepse të gjitha gradat tuaja do t’ju mbeten aty”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!