Transportonin dru të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona në Lezhë

schedule08:24 - 6 Nëntor, 2020

schedule 08:24 - 6 Nëntor, 2020

Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë ka bllokuar dy automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar, nw dy mjetet  kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi”, policia ka konstatuar se drejtuesit e kamionçinave, S. G. dhe K. M. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Kështu, S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit.

Materialet në ngarkim të këtyre personave janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!