Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Korçë 24-vjeçari dhe bashkëpunëtori

schedule09:03 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:03 - 3 Qershor, 2021

Një 24-vjeçar dhe një 35-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

24-vjeçari A.A., banues në fshatin Kamenicë në bashkëpunim me 35-vjeçarin P.C, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të emigrantëve, drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Qarku Korçë/Informacion

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë dhe P. C., 35 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur pranë fshatit Buqezë, Pogradec, shtetasin A. A., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se edhe shtetasi P. C., është bashkëpunëtor i 24-vjeçarit në këtë veprimtari të paligjshme, pasi u konstatua me mjetin tip “Opel”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

/abcnews.al/